Njohësi i politikës ruse dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, ka thënë se ideja e shkëmbimit të territoreve dhe ndryshimi i paradigmës ndihet një lloj ndryshimi gjeopolitik në botë dhe kur ka lëvizje të tilla aktivizohen edhe këto ide.
“Territoret janë shkëmbyer historikisht. Në Luftën e Ftohtë janë shkëmbyer spiunët dhe kur ka interesa, shkëmbimi i territoreve është shumë serioz”, tha Lauka.
“Shqiptarët nuk janë të përgatitur për shkëmbim territoresh”, ka thënë Lauka në “Zona B” të Klan Kosova.
“Nëse nis shkëmbimi i territoreve, Serbia synon të marrë Mitrovicën e Veriut dhe nuk është momenti, sipas meje”, ka shtuar ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë.
“Po s’u njoh Kosova si shtet nga Serbia, ne nuk mund të bisedojmë për asgjë serioze”, ka thënë Lauk. /Klan Kosova/