Site icon Telegrafi

Pse Kylian Mbappe është i pakënaqur me maskën e personalizuar të fytyrës që po e mban në Euro 2024?

Kylian Mbappe thuhet se është i pakënaqur me maskën e tij që po e mban në Euro 2024, pasi nuk është si ato që i mbante Victor Osimhen dhe shumë të tjerë.

Francezi, i cili është kapiteni i vendit të tij, pësoi një dëmtim jo aq të lehtë në fytyrë në ndeshjen hapëse të “Les Bleus” në Euro 2024. Sulmuesi mbeti me hundë të thyer pas një përplasjeje të rëndë gjatë një fitoreje 1-0 ndaj Austrisë.

Testet mjekësore konfirmuan se nuk do të kërkohet operim, por Mbappe duhet të mbajë një maskë mbrojtëse kur del në fushë. Ai e kishte një maskë në ndeshjen me Poloninë (1-1), pasi një ndeshje më herët  ndaj Holandës u ul në stol.

Mbappe ishte paralajmëruar nga Robert Lewandowski për çështjet që paraqesin maskat mbrojtëse, pasi nuk është e lehtë të mbahen.

L’Equipe tani raporton se 25-vjeçari është i frustruar me atë që është prodhuar për të – pasi shikimi i tij ka qenë “shumë i kufizuar”.

Lexo po ashtu Fillon faza e eliminimit direkt në Euro 2024, kur dhe ku zhvillohen ndeshjet e radhës 

Kjo për shkak se maska ​​në fjalë është 5 mm e trashë – shumë më e trashë se ajo e veshura nga ylli i Napolit dhe Nigerisë, Osimhen.

Ndonëse i impresionuar më pak me një produkt që është përgatitur me nxitim për të, me maskën në fjalë që duhen tre ditë për t’u bërë, Mbappe duhet të pres tani të radhës nëse do t’i vije.

Franca, e cila çuditërisht përfundoi e dyta pas Austrisë në Grupin D, do të rikthehet në aksion të hënën kur do të përballet me Belgjikën në 1/16 e Euro 2024. /Telegrafi/ 

Exit mobile version