Telegrafi

Pse kur hamë akullore, kemi dhimbje koke?

Shkaku i kësaj dukurie gjendet në zgjerimin e shpejtë të arterieve cerebrale, enë gjaku këto që përshkojnë pjesë të trurit, shkaktuar nga lëngje të ftohta.

Shkencëtarët vlerësojnë se ky proces është në fakt një mekanizëm mbrojtës i trurit, i cili shoqërohet më pas duke rritur fluksin e gjakut të ngrohtë.

Por për shkak se kafka është si një enë e mbyllur, një rritje e shpejtë e vëllimit të gjakut në qarkullim, shkakton dhimbje koke dhe intensive madje.

Këto përfundime i ka arritur kohët e fundit një ekip i studiuesve amerikanë, sipas të cilëve këto luhatje në arteriet e trurit, shfaqen pikërisht kur hamë akullore. /KP/Telegrafi/