Prokurorja Vahide Badivuku, në një intervistë për emisionin “Betimi për Drejtësi”, shpalos detajet se si ajo i kishte fshehur paratë të cilat i ishin sekuestruar gjatë arrestimit nga Policia.
Ajo ishte kapur në flagrancë në kufirin e Merdares, ku gjatë kontrollit, Policia – e cila po e hetonte me masa të fshehta – ia kishte gjetur pesëmijë euro. Katër mijë euro prokurorja i kishte fshehur në një frigorifer.
Badivuku është duke u përballur me një proces gjyqësor, për shkak të akuzave të ngritura ndaj saj për ryshfet dhe keqpërdorim të detyrës.
Ndiqeni se çfarë thotë ajo për akuzat e ngritura ndaj saj nga Prokuroria Speciale. /BetimiPërDrejtësi/