Site icon Telegrafi

Pse kirurgët hyjnë në sallën e operacionit me duart e ngritura?

Me siguri keni parë kirurgë në televizor duke ecur në sallën e operacionit me krahët e ngritur, por a keni ditur pse e bëjnë këtë?

Derisa është e natyrshme të supozohet se është thjesht për të parandaluar kontaminimin bakterial, në fakt është më shumë se sa kaq.

Dr. Gregory Tchejeyan, një specialist në kirurgjinë e kyçeve dhe mjekësinë sportive, përmes një videoje në TikTok ka shpjeguar arsyetimin shkencor prapa kësaj praktike të rëndësishme.

@tjnortho Ever wondered why surgeons walk into the operating room with their hands up? 🖐️ Dr. T explains why. #orthopedicsurgeon #behindthescenes #medical ♬ Storytelling – Adriel

Në një video virale me afro tetë milionë shikime, kirurgu ka ndarë detajet.

Arsyeja sipas tij është që nga pëllëmbat, duart janë më sterile, dhe më pak sterile deri tek bërrylat.

“Nëse i mbani duart lart, edhe nëse uji rrjedh nga pëllëmbat poshtë, rrjedh nga pjesa e sterilizuar. Nëse i keni duart poshtë, uji që rrjedh nga bërryli i pasterilizuar do të kontaminojë edhe pëllëmbat e duarve”, pohoi eksperti.  /Telegrafi/

Exit mobile version