Kim Jong-un thuhet se merr me vete tualetin e tij personal sa herë që del jashtë – sepse “nuk u beson” “dhomave publike”.
Madje është raportuar se diktatori i Koresë së Veriut ka pajisje të integruara në të gjitha makinat e tij dhe tani do të qëndrojë i vetëm në automjet.
Veturat, duke përfshirë Mercedes Benz-in e tij antiplumb, janë modifikuar në mënyrë që ai të mund ‘të mbrojë fecesin e tij’.
I “blinduari” Jong-un thuhet se nuk përdor tualete standarde me frikën se “jashtëqitja e tij mund të bie në duar të gabuara”.
Veç kësaj, tualetet e tij personale mbikëqyren nga truprojat e tij – dhe kushdo që kapet duke i përdorur ato mund të dënohet me vdekje, pretendohet më tej.
Ndryshe, gjendja e tij ka shkaktuar shumë debate në vitet e fundit dhe së fundmi ai është dobësuar.
“Tualetet nuk janë vetëm në trenin personal të Kim Jong-un, por me çfarëdo veture të vogël apo të mesme me të cilat ai udhëton dhe madje edhe në automjete speciale që janë të dizajnuara për terren malor ose borë”, citohet të ketë thënë një burim i brendshëm. /Telegrafi/