Dhimbja gjatë raportit seksual (dispareunia) është një dhimbje ose siklet në zonat labiale, vaginale ose pelvike, gjatë ose pas raportit seksual. Një gjendje e tillë mjekësore është e përshkruar që në shkrimet e lashta egjiptiane.
Sot, shumica e shkaqeve të dispareunisë mund të zbulohen dhe trajtohen shumë lehtë.
Numri i grave që përjetojnë dhimbje gjatë aktit është i panjohur, për shkak se simptomat janë të ndryshme. Gjithashtu, në shumë raste gratë e kanë të pamundur të diskutojnë lirisht me gjinekologun praktikat seksuale.
Shenjat dhe simptomat e dispareunisë
Tek gratë, simptomat e dispareunisë përfshijnë dhimbjen në vaginë gjatë aktivitetit seksual, në hyrje të vaginës ose më në thellësi të saj. Disa gra përjetojnë vaginismus, kontraktimin e muskujve vaginalë gjatë penetrimit. Gratë me vaginismus kanë dhimbje jo vetëm gjatë seksit, por edhe gjatë ekzaminimeve gjinekologjike.
Shkaqet
Identifikimi i shkakut të dispareunisë është hapi më i rëndësishëm, pasi vetëm më pas mund të diskutohen mundësitë e trajtimit.
Shkaqe të tjerë të dhimbjes gjatë aktit seksual
Edhe pse dispaerunia shpesh shkaktohet nga gjendje lehtësisht të trajtueshme, ndonjëherë mund të jetë simptomë e një problemi më serioz.
Kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore
Nëse përjetoni përkeqësim të dhimbjes gjatë ose pas aktit seksual, gjakderdhje ose sekrecione duhet të drejtoheni menjëherë tek një mjek i specializuar. /Telegrafi/