Telegrafi

Pse Kendall dhe Kylie ende e quajnë Caitlyn Jenner ‘baba’, pasi ndryshoi gjininë

Caitlyn, Kendall dhe Kylie Jenner (Foto: Mirror)

Kendall dhe Kylie ende e quajnë Caitlyn Jenner ‘baba’, pasi ndryshoi gjininë pesë vite më parë.

Caitlyn, që më parë mbante emrin Bruce, i ishte nënshtruar operacioneve në vitin 2015, duke u bërë një transgjinore, shkruan Mirror.

Por, vajzat Kendall dhe Kylie, të cilat ajo i ndan me Kris Jenner, nuk e kanë humbur traditën e tyre, duke e quajtur atë ende ‘baba’.

(Foto: Mirror)

Vitin e kaluar, 70-vjeçarja kishte treguar në një emision për lidhjet që tashmë mban me të dy vajzat.

“Fillimisht, Bruce i rriti ato. Caitlyn është duke shijuar jetën me to”, është shprehur ajo.

(Foto: Mirror)

Duke folur për të tilla raporte, transgjinorja shpjegoi se si Kendall njëherë e kishte pyetur se përse e thërrasin ende në mënyrë të tilë.

“Unë jam babai juaj dhe gjithmonë do të jem, deri sa të vdes”, përfundoi Caitlyn.

(Foto: Mirror)

Pa marrë parasysh vendimit të saj, Kendall dhe Kylie në Ditën Ndërkombëtare të Baballarëve, kishin dërguar mesazhe mjaft të veçanta për të. /Telegrafi/