Kendall dhe Kylie ende e quajnë Caitlyn Jenner ‘baba’, pasi ndryshoi gjininë pesë vite më parë.
Caitlyn, që më parë mbante emrin Bruce, i ishte nënshtruar operacioneve në vitin 2015, duke u bërë një transgjinore, shkruan Mirror.
Por, vajzat Kendall dhe Kylie, të cilat ajo i ndan me Kris Jenner, nuk e kanë humbur traditën e tyre, duke e quajtur atë ende ‘baba’.
Vitin e kaluar, 70-vjeçarja kishte treguar në një emision për lidhjet që tashmë mban me të dy vajzat.
“Fillimisht, Bruce i rriti ato. Caitlyn është duke shijuar jetën me to”, është shprehur ajo.
Duke folur për të tilla raporte, transgjinorja shpjegoi se si Kendall njëherë e kishte pyetur se përse e thërrasin ende në mënyrë të tilë.
“Unë jam babai juaj dhe gjithmonë do të jem, deri sa të vdes”, përfundoi Caitlyn.
Pa marrë parasysh vendimit të saj, Kendall dhe Kylie në Ditën Ndërkombëtare të Baballarëve, kishin dërguar mesazhe mjaft të veçanta për të. /Telegrafi/