Zgjohesh në mëngjes pas një nate fantastike të kaluar me miqtë dhe para se të sjellësh ndërmend ato çaste, krejt papritur pushtohesh nga ndjesia e frikës. Kanë ikur të gjithë, je vetëm!
Nuk ka rëndësi që të gjithë njerëzit e tu më të afërt ishin pak më parë me ty, ti je vetëm dhe frika nga vetmia është aty për të qëndruar gjatë.
Ndonëse e di shumë mirë si ndihesh, ndoshta nuk ke asnjë informacion tjetër rreth kësaj frike. Kjo lloj frike njihet si autofobi ose (monofobi).
Nëse vuani nga autofobia, nuk jeni të vetmit, por gjithsesi kjo s’e bën më pak të lehtë për ta kuptuar.
Për njerëzit që kanë frikë të rrinë vetëm, kjo lloj frike ndikon shumë në mënyrën se si ata jetojnë.
Është normale diçka si kjo?
PO! Një nivel i caktuar frike i bën mirë njeriut sepse merret si përgjigje evolucionare që të ndihmon të mbijetosh. Të tillë njerëz janë më të prirur të jetojnë në ambiente njerëzish më të rritur se vetja, apo të bëjnë fëmijë.
Por si ta kuptojmë që është kthyer në fobi?
Ti e ndjen që frika nga të qenit vetëm është serioze dhe të duhet patjetër dikush aty rrotull për tu ndjerë e sigurt. Edhe nëse je në shtëpinë tënde. Përsa kohë jeni vetëm, ndiheni në ankth, e vetmuar dhe e mërzitur. Diçka e tillë mund t’ju ndodh shpesh, por mos u shqetësoni.
Frika ju është kthyer në fobi, nëse panikoseni sa shihni që rreth jush s’ka njeri, ndiheni fizikisht jo rehat, apo keni dhimbje stomaku.
Besojeni ose jo, një gjendje e tillë mund të ndodhë edhe nëse jeni në një lidhje. Një fobi e tillë mund të ndikojë gjithashtu në suksesin tuaj profesional. Për këta njerëz, puna vetëm është një sfidë më vete.
Nga se vjen një frikë e tillë?!
Mund të shkaktohet nga një traumë që keni pasur në të shkuarën. Jeni lënduar dhe në atë moment keni qenë vetëm. Që prej atëherë ideja që askush nuk është aty për t’ju ndihmuar, ju tmerron.
Si mund ta eliminosh këtë lloj frike?
Si fillim, duhet të përballesh me të dhe të mësosh rreth saj. Injorimi është i rrezikshëm dhe ka pasoja në marrëdhëniet që krijon me njerëzit. Meditimi ose joga janë një tjetër ide e mire.
Gjithsesi, çfarë do t’ju ndihmojë më shumë është t’i provoni vetes se mund t’ia dilni. Provoni të rrini çdo ditë 30 minuta vetëm. /Telegrafi/