Site icon Telegrafi

Pse Kane u la jashtë skuadrës së Tottenhamit?

Harry Kane nuk u emërua në skuadrën e tij për ndeshjen e parë të sezonit në Ligën Premier kundër Manchester City, të cilin ata e fituan 1-0 pa të.

Ai është lidhur shumë më një largim nga klubi këtë verë, me Cityn që është favorit për ta nënshkruar.

Pavarësisht kësaj, trajneri i ri i Tottenhamit, Nuno Espirito Santo deklaroi se Kane nuk është përfshirë për shkak të mungesës së fitnesit, shkruan Marca.

28 vjeçari u stërvit me shokët e tij të skuadrës për herë të parë të premten, pasi e kishte bërë të qartë se dëshiron largimin nga Tottenham këtë verë.

“Ai po vazhdon përgatitjet e tij”, ka thënë Nuno për Sky Sports.

“Harry duhet të punojë. Ai punoi sot dhe do të vazhdojë të punojë derisa të jetë gati për të ndihmuar ekipin”.

“Lojtarët që nuk kanë pasur shumë seanca stërvitore kanë nevojë për më shumë punë me ne, ata duhet të jenë në formë”, ka shtuar më tej ai.

Tottenham arriti të triumfojë sot edhe Kane, në ndeshjen kundër Manchester City me rezultat 1-0 me golin e Heung min Son. /Telegrafi/

Exit mobile version