Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në fjalimin e tij i ka përmendur të gjithë të dënuarit e grupit Drenica, por jo edhe Sami Lushtakun.
Veseli mësohet se nuk e ka përmendur Lushtakun, pasi që vendimi i Gjykatës së Apelit ende nuk është marrë për rastin e tij.
Medie të ndryshme ditë më parë kanë raportuar duke u thirrur në burime brenda kësaj gjykate, se edhe Lushtaku është dënuar, por ende mungon vendimi i Apelit.