Site icon Telegrafi

Pse kadife është tendenca më e nxehtë e sezonit vjeshtë-dimër (Foto)

Një nga tendencat më të nxehta që po pushton stinë e vjeshtës, por që do të jetë edhe në stinën e dimrit, pa asnjë dyshim është kadife.

Është një trend që nuk duhet lënë pa provuar, sepse ka shumë mënyra për t’u stiluar — edhe kur është Kendall Jenner, por edhe kur është një fustan si Victoria Justice — mundësitë janë të pafundme.

Më poshtë, në këto foto, janë renditur disa stile të ndryshme në veshje nga të cilat mund të frymëzohesh.

Të gjithë duhet ta keni parë kadifen gjithandej në pothuaj ҫdo Javë të Modës. Disa dizajner që e kanë theksuar trendin janë: Ralph Lauren, Prabal Gurung, Mara Hoffman, Marc Jacobs, Sally LaPointe, Jason Wu, 3.1 Phillip Lim, Rachel Zoe, dhe shumë të tjetërë!

Ndërkohë që pjesa më e madhe e stilistëve e kanë propozuar në pasarelat e tyre në fustane, ka edhe shumë variante të tjera për këdo që do të provojë këtë tendencë në vjeshtë – dimër.

Disa nga personazhet e njohur tentuan ta provonin qysh në vitin e kaluar kur kadifja filloi në disa pasarela, por këtë vit ajo ka pushtuar të gjithë botën e modës.

 

Exit mobile version