Këngëtarja Leonora Jakupi, është parë sot në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
Prezenca e saj në këtë institucion të rëndësishëm ka tërhequr vëmendjen e gazetarëve të cilët i kanë bërë fotografi derisa ajo po i nënshtohej procedurave të kontrollit në recepsion.
Merret vesh se këngëtarja e njohur ka qenë e ftuar nga zyra e Presidentës së Kosovës Atifete Jahjaga.
E kontaktuar nga Magazina.la, Leonora ka konfirmuar se ishte për vizitë në presidnencë, por nuk ka dhënë detaje tjera për këtë takim në këtë institucion që është më i larti në hierarkinë e shtetit të Kosovës.
Ndryshe Leonora njihet si këngëtarja më e mirë e skenës shqiptare e cila së fundi ka publikuar hitin e madh “Pushkë e Cifteli” e cila ka thyer një rekord klikueshmërie që në ditën e parë.