Beyonce dhe Jay Z janë prova e gjallë që edhe çiftet perfektë në dukje kanë periudhat e tyre të vështira
Skandali i tradhtisë i Jay Z, bëri jo pak bujë, por dyshja ja doli ta rizbulonte dashurinë ndaj njëri tjetrit dhe vazhduan rrugëtimin së bashku.
Për gati 2 dekada me radhë. Beyonce dhe Jay Z, i dhanë jetë një miqësie të madhe, 3 fëmijëve, bashkëpunimeve të kthyera në hite dhe çmimeve
Si për çdo çift (dhe jo vetëm) gjuha e trupit është një nga gjuhët më të besueshme rreth dashurisë. E keni vënë re si sillen ata me njëri tjetrin në publik?! Po që Jay Z prek në të shumtën e rasteve këmbën e divës?!
Të gjitha këto sigurisht që s’janë rastësi. Ç’thonë ekspertët?
1. Ata kujdesen të kenë momente private në publik
Përqafimet e shpeshta të reperit në mes të koncerteve të saj, tregojnë se mes tyre ka diçka solide. Edhe pse duart e Beyonce-s janë të zëna duke mbajtur mikrofonin, sytë e mbyllur tregojnë se është totalisht e dhënë pas atij momenti.
2. Jay Z është guri i çmuar i Bey-it!
Në një tjetër ndërveprim në skenë, Jay dhe Bey e lanë audiencën të shijonte një tjetër moment intim mes tyre. Ai që qëndron përballë saj dhe Beyonce që “lëshohet” e gjitha mbi të. Duart e saj janë tek të tijat dhe sytë e mbyllur demonstrojnë besimin e verbër që Beyonce ka tek ai.
3. Dora e tij është gjithnjë në këmbën e saj!
Sipas ekspertëve, Jay Z është shumë i lidhur pas partneres së tij. Ai i shijon momentet afër saj dhe do ta shprehi këtë. Si e bën? Prek këmbën e saj…shumë shpesh!
4. Ose në kyçin e saj!
Kjo tregon se Jay-it i intereson shumë mbështetja e gruas së tij.
5. Vendosja e dorës tek pulpa e saj, sipas ekspertëve të trupit do të thotë: “Unë kujdesem për ty, më intereson!”
6. Kalojmë tek kupa e gjurit
Jay Z nuk dashka të ndahet për asnjë çast nga Beyonce, të paktën kështu lexohet një prekje e tillë.
7. Shikimet e tij gjithashtu tregojnë shumë
Beyonce për të është “vajza e artë”. Ndërkohë që diva pozon për paparacët, Jay Z është i gjithi i fokusuar tek ajo, vetëm për t’u siguruar që po e fotografojnë siç ajo do.
8. Jay Z e bën Beyonce-n të ndihet e mbrojtur!
Këtë e vërteton më së miri krahu i hedhur mbi shpatulla, gjest i cili e bën këngëtaren të ndihet dyfish më mirë. /Telegrafi/