Për këtë etiketim po diskuton këto ditë Gjermania. E përditshmja Bild shkruan se ‘droga e Hitlerit’ po përdoret masivisht në orgjitë e shumta që po organizojnë homoseksualët në Berlin.
Por, çfarë është ‘droga e Hitlerit’?
Bëhet fjalë për metamfetaminën, një drogë e shpallur si e paligjshme në vitin 1988. Ajo përdorej gjerësisht nga nazistët, siç thekson shkrimi i mëposhtëm i Bildit.
Stimulanti ‘pervitin’ ishte ‘shpirti i frymës naziste’, shkruan autori Norman Ohler. Metamfetamina Pervitin ishte droga e preferuar e elitës naziste. Tashmë njihet me emrin ‘kristal met’.
Punishtet e posaçme të Berlinit i kishin dërguar ushtrisë naziste më shumë se 200 milionë pilula nga viti 1939 deri në vitin 1945.
Psikologu i ushtrisë, profesor Otto Ranke, shkruante në atë kohë: “Është kaq e suksesshme, sa ushtarët marshojnë nga 36 deri në 40 orë pa kurrfarë lodhje të dukshme”.
Edhe vetë Hitleri ishte i varur prej saj. Këtë e konfirmon mjeku i tij personal, që e quante atë ‘pacienti A’.
Brenda 1349 ditëve ai i kishte injektuar mbi 800 doza me metamfetaminë dhe opiat.
Metamfetamina vepron si adrenalina e trupit. Truri ndizet me ‘gaz në dërrasë’.
“Droga shkakton ndjesinë e mpirjes dhe pamposhtmërisë, çka reflektohej edhe në ndërgjegjen e elistës naziste,” thotë Norman Ohler. /mapo/