Telegrafi

Pse ishte burgosur e rrahur Afrim Muçiqi në Mal të Zi?

Këngëtari Afrim Muçiqi në vitin 1994 kishte mbajtur koncert në Ulqin të Malit të Zi, e gjatë performancës së tij kishte ofenduar Krajl Nikollën e kjo ka bërë që ai të arrestohej.

Gjatë periudhës së burgut Afrimi në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” tregon se edhe ishte rrahur nga forcat policore atje, e madje ka qenë një nen që mund ta dënonte nga 5 deri 15 vite burg për shpërndarje të urrejtjes ndërnacionale.

Mirëpo, në vitin 1996-97 një ish president i Malit të Zi e kishte amnistuar këngëtarin.

Foto: Facebook

Kjo nuk ka qenë e vetmja periudhë e vështirë e tij, e madje gjatë periudhës së paraluftës ka pasur shumë sfida që ai të shkoj të këndoj në koncerte apo edhe dasma.

Lexo po ashtu Afrim Muçiqi: Në masat kundër COVID-19 ka pasur standarde të dyfishta!

Afrimi mes tjerash ka rrëfyer edhe për vitin 2020, i cili ka qenë një nga emrat më të zëshëm për lejimin e dasmave sipas udhëzimeve që do të këshillonte ISHPK.

I njëjti tregoi se do ta mbaj premtimin e tij, që pas pandemisë të mbaj një koncert të madh në shesh për të festuar. /Telegrafi/