Telegrafi

Pse iPhone 4 ia futi gjumë në fillim të vitit

Bëhet fjalë për modelin më të ri, i cili veçmë kishte problemin e njëjtë në tetor, gjatë kalimit nga përllogaritja verore e kohës në atë dimërore.

Në kompaninë Apple kanë pranuar problemin, por nuk kanë dhënë asnjë sqarim për prishjen, shkak i të cilit duket të jetë sistemi i alarmit i programuar që të kyçet në kohë të caktuar çdo ditë të javës.

Megjithatë, nëse precizohet kyçja e alarmit për një ditë të caktuar, problemi zhduket dhe funksioni i zgjimit punon sërish si duhet. /Telegrafi/