Telegrafi

Pse Guevara quhej edhe “Che”?

Ernesto Guevara (1928-1967) ishte argjentinas. Në vitin 1955, në qytetin e Meksikos, ku ai ndërkohë punonte si arkeolog, u njoh me Fidel Castro-n, të cilit i propozon t’i bashkohen lëvizjes revolucionare kubaneze në cilësinë e mjekut.

Ishin pikërisht kubanezët, ata që filluan ta quajnë atë në vazhdim “Che”, për shkak të zakonit të tij për t’i shtuar frazave, këtë parashtesë tipike të ekspresionit argjentinas të spanjishtes.

Në Argjentinë, che, përdoret për të shtuar efektin e frazës dhe tërhequr më shume vëmendjen, si psh, “entendiste, che?”, që do të thotë, “e kuptove?”.

Historia e mësipërme e emrit të dytë të Guevara-s vjen nga vetë Castro, në një nga librat e tij, “Unë dhe Che”.

“Fillimisht ai ishte Ernesto. Si argjentinas kishte zakon që t’i drejtohej të tjerëve me “che”, dhe kështu filluam më pas ta quanim atë, ne kubanet”, tregon Fidel Castro.