Ekziston një lloj teorie se gratë shtatzëna duhet të ushqehen për dy vetë. Ama sipas një studimi të publikuar së fundmi në gazetën Diabetologia shtimi në peshë për shkak të të ngrënit gjatë shtatzënisë mund të dëmtojë seriozisht shëndetin e fetusit.
Studiuesit morën në shqyrtim 905 nëna të reja së bashku me foshnjat e tyre dhe vunë re se individët që kishin marrë shumë kilogramë gjatë shtatzënisë kishin vënë në rrezik shëndetin e të vegjëlve.
E njëjta gjë shihej edhe në rastet e nënave që gjatë shtatzënisë kishin fituar shumë pak peshë.
Fëmijët e nënave që kishin ngrënë më shumë se zakonisht gjatë periudhës së shtatzënisë ishin të predispozuar për të qenë të prekur nga diabeti apo sëmundjet kardiovaskulare.
Gjithashtu nga ky studim u mor vesh se pjesa më e madhe e grave shtatzëna nuk ja kanë idenë se sa është sasia ideale e kalorive që duhet të marrin mesatarisht në ditë.
Sipas specialistëve kjo sasi kalorish ndryshon nga njëri individ tek tjetri, ama e mira është që gratë shtatzëna të kujdesen për të mos e kaluar masën. /Telegrafi/