Xherdan Shaqiri ka dhënë një intervistë për ‘Blick’ ku ka folur për shumë gjëra rreth ndeshjes ndaj Kosovës.
Yll i Zvicrës ka treguar se si shumë familjarë i kanë kërkuar bileta për ndeshje, ndërsa konfirmoi se kishte bisedime me FFK-në për kalimin te Kosova.
Ai u ndal edhe te ndeshje, duke thënë se është befasuar me pikët që ka marr Kosova, pasi ka shumë më shumë cilësi në skuadër.
“Kosova e nisi keq në kualifikimet e Kampionatit Evropian, gjë që më befasoi duke pasur parasysh cilësinë e skuadrës. Me trajnerin e ri (Primoz Gliha) duan t’i kthejnë gjërat kundër nesh dhe ne duhet të përgatitemi mirë për këtë”.
“Dhe ndryshe nga Rumania, qëndroni të fokusuar deri në bilbilin e fundit”, ka thënë Shaqiri.
Ndeshja Kosovë – Zvicër luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, të shtunën në orën 20:45. /Telegrafi