Ata nuk kishin mjete të blinduara që mund të përballonin një sulm me armë. Një tjetër arsye kanë qenë të dhënat për një revoltë në fshat ndaj policisë dhe për praninë e personave të shumtë të armatosur.
Për këtë arsye, drejtuesit e FNSH kanë argumentuar se ekzistonte rreziku për një shkëmbim zjarri mes policisë dhe personave të armatosur dhe se FNSH nuk ishte forca e përshtatshme për të përballuar një situatë të tillë. Për këtë arsye FNSH është tërhequr dhe është kërkuar ndihma e RENEA.
SHKB po heton sjelljen e efektivëve të RENEA –s që me hyrjen në Lazarat dhe deri në reagimin pas vrasjes së Ibrahim Bashës. Pjesë e hetimit është respektimi i rregullores.
Ish-drejtues të RENEA-s kanë folur për mungesë profesionalizmi. Futja e një makine të pablinduar në një zonë ku kishte të shtëna me armë është konsideruar si shkelje e rëndë e drejtuesve të RENEA-s. Në një mjet të tillë gjendej efektivi Ibrahim Basha./Lapsi.al/