Site icon Telegrafi

Pse Ferguson e transferoi De Gean dhe jo Neuerin?

Sir Alex Ferguson ka zbuluar se potenciali i madh i David De Gea i ka siguruar atij një vend te Manchester United, duke fituar sfidën me kolegun Manuel Neuer.

Ish-portieri i Schalke është transferuar te Bayern Munich dhe ka fituar, deri tani në karrierën e tij, Champions League dhe Kupën e Botës. Por Ferguson ka pranuar se ai ka zgjedhur De Gea-n si pasardhës të Edwin Van der Sar, i këshilluar nga trajneri i portierëve dhe nuk është penduar për vendimin e tij.

“Eric Steele ka ndjekur David De Gea për një kohë të gjatë, por më pas doli në skenë Neuer me Schalke, që besoj se do të kishte preferuar të na e shiste ne”, ka thënë ish-trajneri i United.
“Problemi im ishte Eric, sepse ai ka këmbëngulur që ne të merrnim De Gea-n. Unë i thashë ‘Eric, Neuer është i kompletuar; është i pjekur, ka një fizik të jashtëzakonshëm’, dhe ai më tha ‘po, por pas tre vitesh De Gea do të jetë më i mirë’. Unë i thashë ‘kjo është një deklaratë e fuqishme’”.

Sipas legjendës së “Old Trafford”, atij i ka mjaftuar të shikoj një ndeshje të De Gea-s me Atletico Madrid për t’u bindur. “Unë dhe Eric shkuam ta shikonim në një ndeshje në fushën e Valencia-s dhe të gjithë gjërat për të cilat më kishte folur Eric – shpejtësia, besimi në vete, shpejtësia – ishin të dukshme”, ka kujtuar Ferguson.

Exit mobile version