Site icon Telegrafi

Pse Fatmir Limaj nuk iu bashkua PDK-së, por AAK-së? – tregon Bilall Sherifi

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate ka treguar arsyet se pse kjo parti nuk i është bashkuar PDK-së, por AAK-së.

Ai tha se kryetari i partisë, Fatmir Limaj, i është ofruar PDK-së pa kushte, por nga kjo parti nuk ka pasur vullnet për bashkëpunim.

Sherifi u shpreh se Limaj nuk kishte kërkuar asnjë pozitë nga PDK-ja, por kjo nuk i kishte bindur ata që ta pranonin.

“Fatmir Limaj ka pas ndjeshmëri nga momenti që udhëheqësit e PDK-së, Veseli e Thaci kanë shkuar në Hagë. Vazhdimisht ka bërë përpjekje për tu afruar pa kushte. Bisedimet e vitit 2021 dështuan. Megjithëse që u vendosëm në një pozitë të tillë nga drejtuesit e atëhershëm të PDK-së, ku pesë minuta para se të përfundoj afati na thanë nuk mundemi. Prapë Limaj për shkak të bazës së PDK-së, ka pas kontakt të vazhdueshëm me disa nga drejtuesit e PDK-së, ka qenë i hapur. Ka një vit, ka pasur takime e biseda, fatkeqësisht kanë ardhur në përfundim që të ecin vetë”, tha Sherifi për RTV Dukagjini.

Lexo po ashtu AAK dhe NISMA zyrtarizojnë marrëveshjen e koalicionit parazgjedhor

“Baza e PDK-së, thotë që Limaj i nevojitet Kuvendit. Ka marrë mesazhe që të afrohet me PDK-në. Fatkeqësisht, për arsye që ata i dinë, nuk ka ndodhë një gjë e tillë. Kemi pasur pastaj kërkesa nga Haradinaj për koalicion, jemi përgjigje ndaj një kërkese të tillë”, tha Sherifi.

Sherifi u pyet nëse refuzimi i PDK-së për Limajn ka të bëjë edhe me ish-krerët e kësaj partie që po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.

Sherifi tha se nuk ka të bëjë asgjë me ta dhe se në vizitat e Limajt në Hagë, nuk kanë folur fare për politikë.

“Limaj asnjë fjalë se ka thënë për politikë në takim me Thaçin e Veselin në Hagë, kanë biseduar tema të lira miqësore. Vizitat nuk kanë pasur karakter politik. Limaj ka thënë se s’ka kushte, kthehem pas asnjë kusht. As kryetar as kandidat, asgjë. Vetëm t’i bashkojmë forcat”, tha ai.

Ai tha se votuesit e PDK-së, sidomos ata të krahut të luftës kanë kërkuar nga Limaj të kthehet në PDK. /Dukagjini/

Exit mobile version