Telegrafi

Pse fanellat e dy legjendave të Man Utd janë të varura në dhomën e zhveshjes së Liverpoolit në Anfield

Rivaliteti mes Liverpoolit dhe Manchester United është një nga më të ashprat në Ligën Premier dhe megjithatë, fanellat e dy legjendave të United shfaqen me krenari në Anfield.

Dy klubet janë përfshirë në një rivalitet të ashpër për më shumë se një shekull, me takimet e tyre vjetore të konsideruara si një nga ndeshjet më të mëdha në futbollin botëror.

Nga 215 takimet mes dyshes, United ka fituar më shumë ndeshje me 83 fitore, ndërsa Liverpool ka qenë fitues 72 herë me 60 barazime.

Pra, pse Liverpooli shfaq fanellat e dy prej lojtarëve më ikonë të United në dhomën e zhveshjes së Anfield-it?

Fanella e Roy Keane dhe Cristiano Ronaldos mund të shihen të varura nga muret e dhomës së zhveshjes së bashku me fanellat e disa lojtarëve të tjerë të futbollit.

Dhe arsyeja që fanella e legjendave të United janë në dhomën e zhveshjes është sepse ish-mbrojtësi i Liverpoolit Jamie Carragher i zgjodhi ata si dy nga lojtarët më të mëdhenj me të cilët është përballur ndonjëherë.

Emra të tjerë të mëdhenj që mund të shihen në dhomën e zhveshjes janë Lionel Messi, Thierry Henry, Gianluigi Buffon, Fabio Cannavaro dhe disa të tjerë. /Telegrafi/