Site icon Telegrafi

Pse është shumë ftohtë në Teksas?

Teksasi është i njohur për shkretëtirat e tij të gjera dhe valët e nxehta ‘torturuese’ – por tani, vendi është mbuluar me një shtresë të trashë akulli.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, vendi po përballet me disa nga temperaturat më të ftohta në më shumë se 30 vjet, derisa disa zona po thyejnë rekorde që janë më shumë se një shekullore.

Pjesë të Teksasit u përballën të dielën me temperaturën minus 18 gradë Celsius, dhe paralajmërimet e motit do të qëndrojnë në vend gjatë gjithë javës.

Atëherë, pse po ‘ngrihet’ papritmas ky vend me temperatura “përvëluese”?

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit në SHBA (NWS), kjo vjen si pasojë e një “shpërthimi të Arktikut”, që filloi pak mbi kufirin SHBA-Kanada.

“Shpërthimet” e ajrit të ftohtë sikurse këto zakonisht mbesin në Arktik nga një seri sistemesh me presion të ulët, tha NWS. Sidoqoftë kjo ‘lëvizi’ nëpër Kanada dhe u shpërnda në SHBA javën e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version