Reperi Gold Ag së fundmi ka publikuar këngën dhe videoklipin e tij më të ri në bashkëpunim me Kaltrina Selimin, “Pa ty” i cili është pritur mirë nga fansat.
Ai ka shprehur falenderimin e tij në rrjetet sociale, gjersa ka publikuar edhe një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku ka treguar se ka një problem në gishtin e tij.
Ai ishte nisur për një intervistë drejt televizionit Klan Kosova, gjersa në mbishkrimin e fotografisë ka sqaruar se gishti i fashuar i tij është nga “syri i keq”.
Në fakt vërehet qartë se reperi e ka lënduar këtë gisht aksidentalisht duke prerë diçka, por që më pas e ka mjekuar menjëherë. /Telegrafi/