Telegrafi

Pse është birra e mirë?

Birra përmban të gjitha mineralet dhe drithërat nga të cilat përbëhet (më së shpeshti malti i elbit), posaçërisht vitaminën B6, e cila e mbron zemrën dhe enët e gjakut dhe “qetëson nervat”. Pastaj ndihmon në metabolizmin e sheqerit dhe ushqimin e lëkurës. Një shishe birrë në ditë plotëson nevojat e organizmit tonë për vitaminat e grupit B që ka edhe në tharmë buke, gjithashtu përbërës i birrës.

Përmban mineralet: K, Ca, P, Mg, Na, kështu që mund ta pinë edhe ata që mbajnë dietë pa kripë, e posaçërisht është i vlefshëm për të sëmurët nga veshkat me gurë ku bën shpërndarjen e gurëve të vegjël dhe largimin e tyre.

Sipas hulumtuesve francezë, pirja me masë nuk ka probleme as me helikobakter pilorin, që shkakton të thatin në lukth dhe gastritisin. Te meshkujt ndikon në rritjen e kolesterolit të mirë (HDL), kurse te gratë zvogëlon nivelin e kolesterolit të keq (LDL).

Një nga përbërësit e birrës, në përbërës ksantohumol ndikon në inhibimin e enzimave të cilët nxisin kancerin, thonë hulumtuesit e universitetit Oregon. Kjo, dmth se duhet marrë edhe një shishe birrë. Studimet preliminare në universitetin amerikan, thonë se ksantohumol mund të ndikojë në shkatërrimin e tumorit në fazat e para në gji, zorrë të trashë, vezore dhe prostatë.

Birrën preferohet ta pini të ftohtë, në temperaturë prej 6 deri në 12 gradë Celsius. /Telegrafi/