Telegrafi

Pse ekziston besimi se nuk duhet t’i dhurojmë kurrë personit të dashur një orë

shutterstock

Besohet që akrepat e orës mund të ndërpresin lumturinë dhe dashurinë e çiftit

Edhe pse ju duket që kjo do të mund të ishte një dhuratë mbresëlënëse, të cilën personi do ta bartë gjithmonë me vete, mbase është më mirë të vendosni për diçka tjetër.

Besimet thonë që nëse e dashura i dhuron një orë të dashurit, apo ai asaj, pason ndarja.

Ora paraqet numërimin e kohës deri në ndarje, dhe për shkak të këtij besimi duhet të shmangni blerjen e këtij objekti si dhuratë, transmeton Telegrafi.

istockphoto

Po ashtu, besohet që akrepat në orë mund të ndërpresin lumturinë dhe dashurinë e cila ekziston te çift dhe kështu ndikon në ndarjen të tyre.

Në qoftë se partneri juaj ka dëshiruar të ketë si dhuratë pikërisht një orë, këshillohet t’ia jepni paratë që ta blejë vetë.

Kështu konsiderohet që gjërat e vjetra, antikitetet dhe gjërat afariste nuk duhet bërë dhuratë sepse posedojnë energji të keqe, e cila i transferohet personit që merr dhuratën. /Telegrafi/