Edi Rama vazhdon komunikimet në Facebook me shqiptarët, ku paraqet ndonjë projekt apo vizitat që ka bërë në zona të ndryshme dhe më pas në komente u kthen përgjigje disa pyetjeve.
Në një ndër statuset e tij, një komentues e ka pyetur se përse ka veshur jelek antiplumb në Prishtinë.
“Nje pyetje kam une: pse vajte me antiplumb ne Prishtine sot? Leri keto kazana e kso gjerash palidhje se spo ecin?”
Përgjigja e kryeministrit ka qenë e menjëhershme, duke përdorur “emojet” ai ka qeshur me këtë pyetje.
“Ha ha ha ha ha zot o zot, sa keq me vjen per ju qe ju tall e perdor si te ishit dele nje katragjysh qe ka zbulu facebook-un ne pleqnine e thelle. Po cfare antiplumbi mor Albert, eshte jelek sportiv o zotni, dhe s’eshte faji im qe une vishem si ma thote mendja, kurse e ju merreni me stampat e me plumbat e veshjeve te mia. Hajde hajde, antiplumb thote katragjyshi e ju me vrap mbas tij sikur e keni çoban! Merru o mik me ndonje liber a ndonje pune e mos harxho kohe me katragjyshin se ai ate pune ka, hap kazanin digjital e nxirr prej aty mbeturinat e botes se rrenave…”, ka shkruajtur Rama.