Buzëkuqi është një ndër prodhimet e pakta të bukurisë që nuk del kurrë nga moda. Është një nga disa prodhime të bukurisë e cila kurrë nuk shkon jashtë trendit.
Nicolas Degennes, drejtor artistik tek Givanchy shpjegon: "Buzët e kuqe të përcjellin jetë. Buzët e kuqe simbolizojnë historinë e bukurisë. Buzët e kuqe përcjellin idenë e energjisë, pasionit. Ngjyra e kuqe përmbledh të gjitha këto fjalë dhe është fjala pasion që e karakterizon këtë ngjyrë. "
E kuqja ka një gamë të pasur ngjyrash, ka një nuancë për të gjithë – është çështja vetëm për ta gjetur atë. E kuqja përfaqëson një ngjyrë të veçantë për çdo grua dhe çdo grua është unike. /Telegrafi/