Ai mund të jetë duke të pritur t’i thuash ti e para
Nëse ndjeheni se jeni në lojën e fjalëve magjike “të dua”, mundësitë janë të mëdha që ai është duke të pritur ty t’i thuash atij, sepse ai ndjehet i frikësuar nga refuzimi potencial, transmeton Telegrafi.
Pas dhjetë viteve nuk do të brengoseni se kush e tha i pari
Çfarë do të ketë rëndësi është të jeni bashkë, e jo duke u fjalosur se kush tha i pari “të dua”.
Djemve iu pëlqen kur e thoni të parat
Presioni i përgjigjes ndaj fjalës “të dua” është shumë më i vogël se presioni për ta thënë i parë.
Mendojeni këtë si një favor, e thoni e para, pasi që e bëni për një person që e dashuroni.
Nëse e thoni e para, do të keni më shumë kontroll në lidhje
Miti se kush ka më shumë ndjenja ka më pak fuqi, është i pavërtetë. Sidoqoftë, nëse i thoni e para të dua do t’ju jep një avantazh të madh në lidhje.
Posa të thuhet për herë të parë, pastaj mund ta thoni çdo ditë të jetës suaj!
Hera e parë është më e vështirë dhe e frikshme, mirëpo pastaj do të ndjeheni më të lirshëm për t’i shkruar njëri-tjetrit mesazhe të lezetshme etj. /Telegrafi/