Telegrafi

Pse duhet të votohet Kastriot Berisha? – flet profesori Hasan Zogaj

Kandidati i AAK-së me numër 55, Kastriot Berisha, është një prej kandidatëve që arriti të rrëmbejë vëmendjen me fushatën e tij atraktive dhe deklaratat e fuqishme nëpër intervista.

Ai ishte shumë i përfolur për ngjashmërinë me liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn, prej ku ftesat televizive nuk u ndalën.

Se sa i rëndësishëm është Kastriot Berisha në AAK, foli vet Ramush Haradinaj.

“Kur e shoh Kastriotin, e shoh Luanin, djalin e Shkelzenit”, pati deklaruar Haradinaj në tubimin madhështor të AAK-së në Malishevë, që dëshmoi rritjen e kësaj partie në këtë komunë.

Tash për Berishën është profesori Hasan Zogaj ai që ka publikuar një video në faqen e tij personale në Facebook, duke thënë se ai është i sigurt për kontributin e Berishës si përfaqësues i popullit për shkak të prapavijës atdhetare pasi është i biri i dëshmorit të kombit, Hamdi Berisha.

 

Kastriot Berisha është me numër 55 në listën e AAK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit. /Telegrafi/