Site icon Telegrafi

Pse duhet të vendosni një foto tuajën në shoqëri me një qen në rrjete sociale gjatë Shën Valentinit

Sot është dita e të dashuruarve dhe nëse jeni beqarë, ndoshta ky truk i vogël i bazuar në kërkime shkencore do t’ju ndihmojë të gjeni dashurinë.

Gjegjësisht, nëse në profilin tuaj të takimeve keni një foto ku pozon me kafshën tuaj, do të dukeni më të dëshirueshëm, sipas hulumtimit të kryer nga organizata jofitimprurëse Guide Dogs.

Sondazhi tregoi se 72 për qind e njerëzve e konsiderojnë të foto tërheqëse nëse dilni në krah të një kafshe shtëpiake.

Beqarët që postonin foto të tyre me një qen në profilin e tyre të takimit kishin më shumë gjasa të gjenin dikë, sipas një sondazhi të fundit me 1000 britanikë.

Rreth dy të tretat e njerëzve pranuan se kishin më shumë gjasa të lidheshin me dikë nëse profili i tyre përfshinte një foto të një qeni, zbuloi sondazhi. Përveç kësaj, gjashtë nga dhjetë të anketuar thanë se besojnë se të kesh një qen është një shenjë e mirë që ai është i gatshëm për një marrëdhënie serioze.

Njerëzit gjithashtu supozojnë se pronarët e qenve janë më socialë, aktivë dhe empatikë, dhe efekti pozitiv i një fotografie të një qeni në një profil takimi ishte aq efektiv sa gjysma e të anketuarve madje thanë se do të ishin të gatshëm të merrnin hua një qen nga familja ose miqtë për të përmirësuar imazhin e tyre në një faqe takimesh. /Telegrafi/

Exit mobile version