Site icon Telegrafi

Pse duhet të konsumoni pasta të freskëta tani?

Pastat janë ushqim tradicional italian i pëlqyer nga njerëz nga e mbarë bota. Ka dy lloje pastash: të freskëta dhe të thara.

Dihet se çdo gjë e freskët është më e mirë se gjërat e paketuara që qëndrojnë në dyqane për kohë të gjata. Pastat e freskëta janë superiore ndaj atyre të thara sepse janë shumë më të shëndetshme, më të shijshme dhe më të sigurta për t’u konsumuar.

Pastat  e freskëta, pasi të prodhohen, zihen brenda një kohe të shkurtër, përderisa pastat e thara zhvendosen nga një raft në një raft tjetër për muaj ose vite të tërë para se të blihen.

Pastat e freskëta dallojnë nga ato të thara fillimisht në përbërje. Pastat e freskëta përbëhen nga përzierje e miellit italian, i cili ka përmbajtje të vogël të glutenit, dhe vesë dhe duhet të përgatiten sipas recetës origjinale italiane. Ndërsa pastat e thara përbëhen nga përzierje e ujit dhe miellit të bollgurit.

Për shkak të freskisë dhe përmbajtjes, pastat e freskëta kanë një shije shumë më të mirë, teksturë më të mirë dhe ofrojnë më shumë vlera ushqyese sesa pastat e thara.

Ndër vlerat ushqyese që i ofrojnë pastat e freskëta janë vitaminat A, B, D dhe këto pasta janë burim shumë i mirë i hekurit dhe zinkut.

Për më tepër, ato përmbajnë sasi shumë të vogël të karbohidrateve dhe të kalorive krahasuar me pastat e thara. Kjo i bënë ato shumë të mira për dieta të shëndetshme.

Pastat e freskëta përmbajnë edhe proteina shumë të nevojshme për ne, të cilat nuk mund t’i marrim nga mielli dhe uji që gjendet në pastat e thara.

Me siguri tani pyeteni se ku mund të gjeni pasta të freskëta për të konsumuar.

Restoranti POMO ofron pasta të freskëta të kombinuara me salca të ndryshme. Ato përgatiten sipas recetës origjinale duke ofruar një shije të vërtetë italine në Kosovë.

(artikull i sponsorizuar)

Exit mobile version