Telegrafi

Pse i duhen edhe 15 milionë dollarë? (Foto)

Mbrëmë është zhvilluar edhe java e tretë e shout “Your Face Sound Familar”, ku këngëtarët tanë duhet të imitojnë një personazh me famë botërore.

Rozana Radi ka pasur për detyrë që të imitojë Ray Charles, ndërsa Bleona Qereti ta vlerësojë performancën e koleges.

Por, ndër të tjerash ka rënë në sy edhe një batutë mes Rozit dhe Bleonës, e cila kishte të bënte me paratë, transmeton Telegrafi.

Në shumë prej frazave të saj, Rozi nuk ka harruar të thotë edhe vlerën që i duhet Bleonës për të vijuar karrierën “Më duhen 10 milionë dollarë për të vazhduar karrierën”.

Në anën tjetër, ndërhyn Bleona duke pohuar se në të vërtetë, asaj i duhen 15 milionë apo edhe më shumë për të vazhduar karrierën. /Telegrafi/