Site icon Telegrafi

Pse dritaret e aeroplanit kanë vrima të vogla?

Nëse shikoni nga afër një dritare në aeroplan, do të vëreni se aty gjenden tri panele, që zakonisht janë të ndërtuara prej materialeve akrilike.

Qëllimi i panelit të parë, që zakonisht quhet paneli gërvishtës, është mbrojtja e dy paneleve tjera.

Paneli i dytë ose paneli i mesëm (me vrimë për ajrosje) dhe paneli i tretë ndryshe i njohur si paneli i jashtëm, janë shumë më të rëndësishme sesa paneli i parë.

Në momentin kur aeroplani shkëputet nga toka, këto dy panele ndihmojnë që presioni i ajrit si brenda aeroplanit ashtu dhe jashtë të jetë i ekuilibruar.

Ato shpërndajnë presionin e ajrit në mënyrë të njëtrajtshme, brenda kabinës dhe e sjellin aeroplanin në një nivel më të rehatshëm dhe të sigurt gjatë fluturimit.

Kjo do të thotë se, presioni brenda aeroplanit gjatë fluturimit është zakonisht shumë më i madh sesa presioni jashtë tij. /shekulli/
 

Exit mobile version