Site icon Telegrafi

Pse dritaret e aeroplanëve kanë vrima të vogla?

Për të gjithë ata që e kanë pyetur veten ndonjëherë, përse dritaret e aeroplanëve kanë një vrimë të vogël, ka një përgjigje.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) tha për “Tech Insider” se vrima përdoret për rregullimin e presionit të ajrit.

Pasi aeroplani ngrihet lart, presioni i ajrit jashtë bie në krahasim me presionin e rregulluar të ajrit brenda kabinës. Dallimi në presionin e ajrit ushtron shtypje në dritaret e aeroplanit, të cilat përbëhen nga tri shtresa prej qelqi.

Një hendek i vogël ndodhet në mes të shtresës së mesme dhe asaj të jashtme të qelqit.

Vrima në panelin e mesëm, balancon presionin ndërmjet kabinës dhe boshllëkut të ajrit.

Vrima gjithashtu shërben për një funksion tjetër, për të larguar lagështinë nga boshllëku i ajrit e për të parandaluar që dritaret të vishen me avull, apo të kondensohen.

Exit mobile version