Çokollata dhe ëmbëlsirat e tjera shkaktojnë varësi sepse mund të rrisin shpejt sheqerin në gjak, dhe ne ndjehemi menjëherë pak më mirë dhe me më shumë energji. Megjithatë, kjo ndjenjë zgjat vetëm për një periudhë të shkurtër, dhe për ta mbajtur atë, duhet të konsumojmë më shumë çokollatë. Kështu hyjmë në një rreth magjik të varësisë. Në thelb, trupi ynë funksionon mjaft thjeshtë.
Ai dëshiron të jetë gjithmonë në ekuilibër, dhe nëse nuk është, kërkon furnizim të shpejtë me substanca që mund ta rikthejnë ekuilibrin. Një dietë e balancuar dhe një regjim i rregullt ndihmojnë në ndërprerjen e varësisë nga ëmbëlsirat. Megjithatë, nëse hamë ushqim të jo të shëndetshëm, niveli i sheqerit në gjak mund të variojë, duke shkaktuar dëshirën për një rritje të shpejtë të energjisë.
E njëjta gjë vlen edhe për cigaret. Nëse e pyetni një duhanpirës se çfarë përfiton nga cigaret, me shumë mundësi do të thotë kënaqësi, plotësim dhe një ndjenjë të mirë të përgjithshme. Nikotina, e cila është një përbërës natyror i duhanit, është një stimulues dhe një nga arsyet pse njerëzit pinë cigare, së bashku me shijen dhe ritualin. Kur përdoret në doza të vogla si ato që merren nga cigaret, stimuluesit aktivizojnë sistemin nervor, duke çuar në eksitim dhe vigjilencë të rritur. Nikotina është gjithashtu arsyeja pse duhanpirësit kanë vështirësi në ndërprerjen e kësaj praktike.
Nikotina mund të veprojë si stimulues dhe si qetësues, në varësi të gjendjes së trupit dhe sasisë që merret. Kjo mund të shpjegojë pse disa duhanpirës thonë se cigaret i japin energji dhe stimulojnë aktivitetin e tyre mendor, ndërsa të tjerë thonë se pirja e duhanit ul ankthin dhe i relakson. Duhanpirësve të cigareve u rekomandohet të heqin dorë nga ky zakon jashtëzakonisht i keq, i cili ka shumë pasoja negative për shëndetin. Është vërtetuar se nganjëherë, pikërisht për shkak të varësisë nga nikotina, bëhet fjalë për një luftë të kotë. Heqja dorë nga cigaret dhe nikotina në tërësi është zgjedhja më e mirë për duhanpirësit.
Edhe pse nikotina shkakton varësi, ajo nuk është shkaku kryesor i sëmundjeve të lidhura me pirjen e duhanit. Në fakt, substancat e tjera në tymin e cigares, si benzopireni, nitrozaminat, monoksidi i karbonit, katrani dhe benzoli, të cilat janë specifike për procesin e djegies së cigares, janë shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të lidhura me pirjen e duhanit.
Inovacionet në industrinë e duhanit dhe arritjet shkencore janë të fokusuara në mënyrat për të çliruar nikotinën nga duhani pa krijuar tym, katran apo sasi të mëdha monoksidi të karbonit. Alternativat e provuara shkencërisht, si pajisjet për ngrohjen e duhanit që tashmë janë në dispozicion në tregun tonë për katër vjet, ngrohin duhanin në vend që ta djegin atë, duke ulur nivelin dhe sasinë e substancave të dëmshme dhe potencialisht të dëmshme me mesatarisht deri në 95 për qind në krahasim me tymin e cigareve. Megjithëse përmban nikotinë që shkakton varësi, IQOS është një zgjedhje më e mirë për duhanpirësit e rritur, të cilët përndryshe do të vazhdonin të pinin cigare.