Pesë pasoja të rrezikshme të grumbullimit të dhjamit rreth stomakut
1. Funksioni i zvogëluar i mushkërive
Vitin e kaluar ekipi i shkencëtarëve finlandezë ka vërtetuar që perimetri i madh i belit është i lidhur me funksionin e zvogëluar të mushkërive. Në krahasim me joduhanpirësit e shëndetshëm të cilët nuk kanë pasur shtresa rreth stomakut, ata që i kanë pasur, kanë pasur edhe rezultate shumë më të këqija në spirometri.
Me kalimin e kohës ky funksion i reduktuar i mushkërive mund të çojë deri te ngushtimi i rrugëve të frymëmarrjes dhe në fund te sëmundjet kronike të mushkërive, si astma.
2. Degjenerimi arterial
Qysh në vitin 2012, një studim ka treguar lidhjen në mes dhjamit të barkut dhe frekuencës së lartë të arterosklerozës dhe ngurtësisë arteriale. Hulumtuesit kanë studiuar individët që kanë pasur shtresa rreth stomakut, personat e trashë dhe njerëzit e shëndetshëm. Kanë zbuluar që për çdo rritje të perimetrit të belit për 0,1 për qind gjendja e artereve është përkeqësuar. Kjo ka qenë në veçanti e theksuar te personat që kanë pasur më shumë dhjam të stomakut. Degjenerimi arterial mund të çojë te sulmi në tru dhe format e ndryshme të sëmundjeve të zëmrës.
3. Rregullimi i sheqerit në gjak
Indi dhjamor viscelar – lloji i yndyrave që mund të gjendet në personat me trashjen abdominale – prodhon një varg hormonesh që mund të çrregullojnë seriozisht sistemin metabolik. Këto hormone mund të nxisin ndryshime në receptorët e insulinës, çka do të thotë që insulina bëhet më pak efikase në rregullimin e sheqerit në gjak. Ky është sigurisht një nga shkaqet kryesore të diabetit.
4. Demenca dhe sëmundja e Alzheimerit
Duket se çfarë ndodh në zorrë mund të ketë efekt të madh në tru. Studimi nga viti 2010 ka treguar që perimetri i madh i belit dhe prania e dhjamërave viscerale abdominale në tërësi janë të lidhura me vëllimin më të vogël të trurit. Ndërsa vëllimi më i vogël i trurit ka qenë i lidhur në përgjithësi me dementian, ndërsa po ashtu mund të jetë faktor në zhvillimin e sëmundjes së Alzheimerit.
5. Kolesteroli i lartë
Indi dhjamor visceral në trup mund të shndërrohet në acidet e lira yndyrore, çka rezulton me prodhimin e kolesterolit “të keq” LDL dhe triglicerideve. Përveç kësaj, acidet e lira yndyrore reduktojnë nivelin trupor të kolesterolit “të mirë” HDL. Trashja abdominale, degjenerimi arterial dhe kolesteroli janë kushte të përkryera për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës, tensionit të lartë të gjakut dhe sulmit në tru.
Gjenet në masë të madhe diktojnë se ku do të ruani yndyrat, por nëse keni yndyra të tepërta në bark ka mënyra se si ta reduktoni rrezikun. Sipas mendimit të ekspertëve, ushtrimet janë mënyra më e mirë për t’i larguar dhjamërat viscerale, madje edhe më mirë se konsumi i reduktuar i kalorive (edhe pse mbajtja e principeve për ushqim të shëndetshëm është gjithmonë ide e mirë). Qëllimi është të ushtrohet gjysmë ore në ditë ose të paktën shumicën e ditëve gjatë javës. /Telegrafi/