Prej kohësh është bërë e ditur se këngëtarja Dhurata Dora e ka idhull Sabri Fejzullahun.
Ajo nuk e ka mohuar se që në vegjëli e ka pëlqyer jashtë mase këngëtarin dhe se ka shkuar në të gjitha vende ku ka kënduar ai.
Dhurata edhe më tej e adhuron legjendën e muzikës moderne kosovare, duke e cilësuar si të pa konkurrencë.
Në anën tjetër edhe Sabriu ka shprehur konsideratë për talentin e këngëtares së re, njëkohësisht fanses së tij.
U tha se dyshja do të vijnë së shpejti me një këngë në duet. Këtë e konfirmuan edhe ata vetë, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete. /Kosovarja/Telegrafi/