Manchester City po përpiqet të rrëmbejë Declan Rice nga dora e Arsenalit – por historia ka treguar më parë se City mund të jetë ai që duhet të humbasë.
Skuadra londineze ka paraqitur dy oferta për mesfushorin, të cilat të dyja u refuzuan nga West Ham. Oferta e dytë ishte me vlerë 80 milionë euro plus 20 milionë shtesë dhe do të ishte një marrëveshje rekord për klubin nëse do të përfundonte.
Hammers thuhet se presin një ofertë të tretë për lojtarin nga Arsenali. Por, City iu bashkua garës të hënën, duke propozuar një tarifë fillestare prej 85 milionë euro plus 10 milionë shtesë për reprezentuesin anglez.
Megjithatë, edhe ajo ofertë u refuzua. Pritet që të dyja skuadrat të duhet të shtyjnë ofertat e tyre deri në të paktën 100 milionë euro nëse duan të jenë të suksesshëm.
Kjo do të krijonte diçka si një luftë ofertash midis dy skuadrave për të nënshkruar me kapitenin e Hammers.
Por, historia ka sugjeruar që City mund të tërhiqet nëse beteja vazhdon.
Në vitin 2021, City ishte në garë për të nënshkruar me Cristiano Ronaldon nga Juventusi, me legjendën portugeze që përfundimisht iu bashkua Manchester United.
Atyre iu ofrua shansi për të sjellë Ronaldon në Etihad Stadium, me Sky Sports që pretendoi se ata konsideruan një lëvizje, por përfundimisht u tërhoqën nga negociatat.
City ishte gjithashtu i interesuar për nënshkrimin e Harry Maguire nga Leicester. Mirëpo, klubi gjithashtu vendosi të tërhiqet nga negociatat për shkak se çmimi i kërkuar i Leicester ishte shumë i lartë. /Telegrafi/