Site icon Telegrafi

Pse Casemiro dhe Mendy nuk do të luajnë për Real Madridin kundër PSG-së?

Real Madridi pret Paris Saint-Germain të mërkurën mbrëma në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve dhe duhet të përmbysë një deficit prej 1-0 pas humbjes në ndeshjen e parë në Paris.

Por, Carlo Ancelotti nuk do ta ketë të lehtë edhe pse ndeshja luhet në kryeqytetin spanjoll dhe trajneri i Real Madridit do të duhet të gjejë një mënyrë për të fituar pa dy nga lojtarët e tij më të rëndësishëm pasi Casemiro dhe Ferland Mendy do të jenë të padisponueshëm.

Arsyeja e mungesës së tyre është pezullimi, pasi të dy kanë marrë kartonë të verdhë në Paris tre javë më parë.

Casemiro dhe Mendy mbërritën në Paris në shkurt pasi kishin marrë dy kartonë të verdhë gjatë fazës së grupeve, duke e ditur se një karton i verdhë në atë natë do t’i  pezullonte.

Casemiro ishte i pari që u ndëshkua dhe kjo erdhi pasi ai ndaloi në mënyrë jo të rregullt Leandro Paredes dhe gjyqtari italian Daniele Orsato nuk hezitoi për t’i dhënë kartonin e verdhë.

Mendy u ndëshkua më pas në pjesën e dytë për një faull ndaj Danilo Pereiras.

Si rezultat Ancelotti do të duhet të gjejë zgjidhje të mërkurën mbrëma kundër skuadrës së Mauricio Pochettino.

Mund të ndodh që Nacho Fernandez të luajë nga minuta e parë, ose në krahun e majtë ose për të plotësuar një vend në qendër të mbrojtjes me David Alaba që zhvendoset në të majtë.

Sa i përket mesfushës, Fede Valverde ose Eduardo Camavinga pritet të jenë në vend të Casemiros, megjithëse të dy mund startojnë pasi që Toni Kroos nuk është në gjendjen më të mirë dhe rikuperimi i tij vazhdon edhe pse është ftuar nga Ancelotti.  /Telegrafi/

Exit mobile version