Edoardo Bove nuk i mbajti dot lotët teksa u ul në stolin e Fiorentinës për herë të parë që prej urgjencës mjekësore, por edhe për këtë i duhej një leje speciale.
Mesfushori u rrëzua në fushën e Stadio Franchi gjatë ndeshjes së Serie A me Interin më 1 dhjetor dhe u dërgua me ambulancë në spitalin lokal.
Kjo ishte hera e tij e parë që rikthehej në arenë që nga ai moment, dhe ai pritej të shikonte nga tribuna ndërsa bashkëlojtarët e tij përballeshin me Udinese.
Megjithatë, Bove u ul në stolin e Fiorentinës pranë trajnerit Raffaele Palladino.
Kjo është diçka që ai nuk duhet të kishte qenë në gjendje ta bënte duke pasur parasysh se ishte i pajisur me një defibrilator të implantuar , që do të thotë se sipas rregullave italiane ai nuk mund të marrë pjesë në asnjë aktivitet sportiv.
Sipas Corriere dello Sport, mesfushori duhej të merrte leje të veçantë nga Lega Serie A për t’u ulur në stol dhe për të qenë me shokët e tij në dhomat e zhveshjes.
Nëse Bove dëshiron të vazhdojë karrierën e tij si lojtar, ai ose duhet të heqë defibrilatorin ose të shkojë jashtë vendit, ku rregullat janë më pak të rrepta.
Edoardo Bove is back at the Stadio Artemio Franchi 💜#FiorentinaUdinese pic.twitter.com/7fqSVnrp0O
— Lega Serie A (@SerieA_EN) December 23, 2024
Kjo është edhe arsyeja pse Christian Eriksen duhej të largohej nga Interi pas urgjencës së tij mjekësore në verën e vitit 2021. /Telegrafi/