Site icon Telegrafi

Pse boksi rrezikon të përjashtohet nga Lojërat Olimpike 2028

Boksi ka qenë një ndër sportet më të përfolura deri më tani në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’. Sidoqoftë, siç qëndrojnë gjërat sot, ky sport nuk do të marr pjesë në Los Anxhelos 2028.

Ky sport ishte prezantuar në Lojërat Olimpike në vitin 1904 dhe që atëherë ka humbur vetëm një sezon të Lojërave Olimpike, atë të vitit 1912 në Stokholm.

Fitorja e diskutueshme e boksieres algjeriane Imane Khelif ndaj Angela Carinit, ka bërë që boksi të marr ballinën e gazetave gjatë ditëve të fundit.

Megjithatë, e ardhmja e këtij sporti ka qenë në dyshim tash e sa kohë, kryesisht për shkak të faktit se Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) po refuzon që ta njoh federatën e mëparshme që e udhëhoqi këtë sport në Lojërat Olimpike – Shoqata Ndërkombëtare e Boksit (IBA).

Boksi duhet të gjejë një organ të ri drejtues nëse duan të mbesin sport olimpik

Një person zyrtar ka konfirmuar statusin e boksit për Lojërat Olimpike së fundmi në një intervistë për IOC.

“Siç qëndrojnë gjërat, boksi momentalisht nuk është në programin e sporteve për Lojërat Olimpike 2028. IOC e ka bërë shumë të qartë se nuk mund të organizojnë më një garë të tillë”.

“Për të korrigjuar këtë, boksi olimpik duhet të organizohet nga një federatë ndërkombëtare e besueshme dhe e mirë-qeverisur”, ka thënë ai.

Një numër i madh shqetësimesh kishin çuar deri në ftohje të marrëdhënieve mes IOC dhe IBA.

Kryesorja ndër to ishte korrupsioni potencial në ndarjen e drejtësisë gjatë luftave. Parisi 2024 sugjeron se ka shumë punë për t’u bërë në këtë drejtim, pasi një numër luftash kanë përfunduar me vendime të diskutueshme.

Qeverisja e pavarur ishte gjithashtu një çështje e madhe që u diskutua në IBA, me organizatën që u përpoq të parandalonte boksierët ukrainas që të përfaqësonin kombin e tyre dhe flamurin.

Kjo ishte në kontrast me qëndrimin e tyre për miratimin dhe promovimin e boksierëve nga Rusia dhe Bjellorusia, që ishte kundër konsensusit global./Telegrafi/

Exit mobile version