PSG ka mposhtur Juventusin me rezultat 2-1, por nuk i ka mjaftuar për të kaluar tutje si e para e grupit në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, pasi Benfica fitoi 6-1 ndaj Maccabi Haifas.
Benfica dhe PSG e mbyllën grupin, me pikë të barabarta, me nga 14 pikë.
Të dy skuadrat kishin luajtur baras në të dy ndeshjet me rezultatin e njëjtë (1-1), ndërsa gola të shënuara dhe të pranuara po ashtu kishin njëjtë (16-7).
🦅 𝐁𝐄𝐍𝐅𝐈𝐂𝐀! 𝐁𝐄𝐍𝐅𝐈𝐂𝐀! 𝐁𝐄𝐍𝐅𝐈𝐂𝐀!
Líderes do Grupo H! #MACSLB #UCL pic.twitter.com/lPbqgbkCYW— SL Benfica (@SLBenfica) November 2, 2022
Liga e Kampionëve ka 12 rregulla të cilat i vendosin pozitat në grupe, ndërsa vetëm rregulli i tetë mund të bëntë diferencën në këtë grup.
Në rregullin e tetë shkruhet: “Golat e shënuar si mysafir në të gjitha ndeshjet e grupit”.
Benfica win Group H on goals scored away from home in the section 🤯#UCL pic.twitter.com/vCukf4TRBA
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) November 2, 2022
E këtu Benfica ishte më e mirë me nëntë gola, tri më shumë se PSG që kishte shënuar gjashtë.
Kështu që portugezët dalin të parët nga grupi, ndërsa francezët të dytët. /Telegrafi/