Site icon Telegrafi

Pse Aston Martin po humb çdo ditë mbi 1.8 milionë dollarë?

Aston Martin nuk është në një pozitë shumë të mirë tani.

Javën e kaluar prodhuesi britanik i veturave zbuloi një humbje në tremujorin e tretë prej 13.4 milionë dollarëve.

Humbjet e vazhdueshme nënkuptojnë se Aston ka humbur 509 milionë dollarë këtë vit, ose mbi 1.8 milionë dollarë në ditë, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se numrat vijnë pas parashikimit të përditësuar të shitjeve të markës të publikuara në shtator, të cilat paralajmëruan një ulje të fitimeve vjetore dhe të prodhimit.

Por, shifrat e shitjeve nuk janë të gjitha “në errësirë”.

Dorëzimi i veturave sportive të Aston – Vantage dhe DB12 – janë rritur me 16% nga viti në vit. /Telegrafi/

Exit mobile version