Telegrafi

Pse askush nuk e ka vozitur këtë Toyota HiAce të vitit 1991?

Toyota HiAce është një nga automjetet për biznes më të njohura por ky HiAce është pak më “i veçantë”.

Aktualisht i listuar për shitje në Gjermani nëpërmjet Mobile.de, ky HiAce i gjeneratës së katërt nga viti 1991 ka bërë vetëm 490 kilometra që nga momenti i daljes nga fabrika, përcjell Telegrafi.

Aty nuk ofrohet asnjë shpjegim se pse automjeti është ruajtur për pjesën më të madhe të jetës së tij, por me një çmim prej 30,900 eurosh, sigurisht që nuk është i lirë.

Në shpallje vihet në dukje se Toyota ishte regjistruar fillimisht në Danimarkë dhe vjen me të gjithë librat e saj origjinalë.

Çfarë pret e ardhmja për këtë HiAce?

Vështirë të thuhet – ndoshta do të blihet nga dikush që kërkon të shtojë diçka pak më ndryshe në një koleksion të madh makinash ose ndoshta nga një individ që do ta drejtojë atë gjë dhe do ta preferonte atë në vend të një automjeti të lehtë për biznes më modern. /Telegrafi/