Telegrafi

Pse Arsenali nuk duhet ta angazhojë Jose Mourinhon

Mediat britanike po raportojnë se Arsenali është përfshirë në garën për angazhimin e Jose Mourinhos.

Hierarkia e klubit vështirë se do ta lë Arsene Wengerin edhe një sezon në krye të skuadrës, pasi tifozët kërkojnë largimin e tij.

Mirëpo, ideja që portugezi mund ta angazhohet në Emirates, ka nxitur disa dyshime dhe më poshtë janë përfshirë disa arsye pse Arsenali nuk duhet t’ia ofrojë postin e trajnerit:

  1. Loja jo atraktive
  2. I ka quajtur Topçinjtë qaramanë
  3. Zënka e vazhdueshme me klubin
  4. Gjithmonë e ka mposhtur Arsenalin
  5. E rrëmbeu Ashley Cole
  6. E transferoi Didier Drogban që ka qenë sulmuesi më i rrezikshëm ndaj Arsenalit…

Sido që të jetë, gjasat janë më të mëdha që Mourinho ta vazhdojë karrierën te Manchester Unitedi. /Telegrafi/