Mediat britanike po raportojnë se Arsenali është përfshirë në garën për angazhimin e Jose Mourinhos.
Hierarkia e klubit vështirë se do ta lë Arsene Wengerin edhe një sezon në krye të skuadrës, pasi tifozët kërkojnë largimin e tij.
Mirëpo, ideja që portugezi mund ta angazhohet në Emirates, ka nxitur disa dyshime dhe më poshtë janë përfshirë disa arsye pse Arsenali nuk duhet t’ia ofrojë postin e trajnerit:
- Loja jo atraktive
- I ka quajtur Topçinjtë qaramanë
- Zënka e vazhdueshme me klubin
- Gjithmonë e ka mposhtur Arsenalin
- E rrëmbeu Ashley Cole
- E transferoi Didier Drogban që ka qenë sulmuesi më i rrezikshëm ndaj Arsenalit…
Sido që të jetë, gjasat janë më të mëdha që Mourinho ta vazhdojë karrierën te Manchester Unitedi. /Telegrafi/